Tension dhe fyerje ne Kuvend nderpritet per here te katert seanca
UPDATE - Qeveria ka vetem nje pergjigje per akuzat publike per korrupsion. Kreu i saj Berisha ne seancen e sotme ne Kuvend permend vetem lakuriqesine e Edvin Kristaq Rames dhe Edvin Kristaq Rama ka akuzuar te atin qe eshte babai i femijes se tij.
Kjo fjali vijon te perdoret vazhdimisht ne seancen qe po vijon nen tension dhe fyerje personale. Seanca eshte nderprere 4 here nga Topalli e cila thote vazhdimisht Turp turp dhe Lakuriqesi lakuriqesi...
Ikni mor plehra ikni mor legena - iu drejtua ai gjithe deputeteve socialiste nderkohe qe ata ishin mbledhur afer mikrofonit te tij por nuk lejoheshin ti afroheshin nga gardistet.
Berisha Rucit Lehni por nuk kafshoni je vesh si grua te pa Nano
UPDATE - Pas trazirave ne fillim te seances seanca eshte hapur me nje fjale te Gramoz Rucit ku ai ka kerkuar largimin e Sali Berishes. Replika e Sali Berishes ishte Bllokmenet lehin po nuk kafshojne. Ke ikur i veshur si grua je veshur me minigone te lashe une te ikje se grate nuk preken. Edhe njehere bllokmenet lehin por nuk kafshojne. Pas nje kunderreplike te Rucit ku ai kerkoi serish qe Berisha duhet te largohet qe ti hapet rruge Shqiperise pergjigja e Berishes ishte serish Je veshur si grua te ka pare kryetari yt Fatos Nano.
LAJMI I FUNDIT- Seanca e pare plenare per kete vit ka nisur mes tensionesh. Ende pa filluar mire seanca plenare kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli njoftoi mbylljen e saj pas rritjes se tensionit mes kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit te Partise Socialiste Taulant Balla. Pak minuta me vone u njoftua rifillimi i seances.
1813
Kjo qeveri eshte e destinuar te sjelle vetem deshtim. Keshtu u shpreh ne nisje te fjales se tij kreu I grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci.
Mbi te gjitha tha Ruci referuar video-skandalit Meta shqiptaret u turperuan nga shfaqja e rradhes se kesaj qeverie
Sipas Rucit ky kryeminister eshte i afte te sjelle vetem deshtim nga paaftesia demagogjia dhe korrupsioni galopant ne vend.
Demokracia eshte ne rrezik shteti ligjor eshte rrezuar korrupsioni ka kapur cdo hallke shteti shqiptaret jane te varferuar. Bizneset po falimentojne media kercenohet ne mes te dites gazetert nuk shkojne me ne gjykate por rrihen e dhunohen- tha Ruci