Komisioni Europian Shqiperia penalizohet nga kriza politike

Pas se embles vjen e hidhura. Bashkimi Europian ka dhene dje lajmin e keq pas te mirit qe ishte per liberalizimin e vizave. Komisioni Europian ka publikuar dje opinionin per Shqiperine i cili si thelb kishte nje fjali Nuk e merr statusin e vendit kandidat. Komisioneri i Komisionit Europian per Zgjerimin Stefan Fyle prezantoi opinionin per statusin kandidat per disa vende te Ballkanit perfshi edhe Shqiperine. Fyle njoftoi se KE-ja miratoi nder te tjera opinionet per Shqiperine dhe Malin e Zi. Nxisim Shqiperine qe te beje me shume perpjekje per progres. Ne kemi percaktuar disa prioritete kyce qe per rastin e Shqiperise jane 12. Ne kete menyre u kemi dhene nje rruge te qarte sesi te ecin perpara per celjen e bisedimeve. Gjithe spektri politik duhet te zgjidhe ngercin politik pra te menjanohet ngerci dhe tu adresohen atyre prioritete kyce thuhet ne raportin e BE-se. Shqiperia per shkak te ngercit politik nuk ka mundur dot te marre statusin e vendit kandidat. Zgjedhjet e 8 majit do te jene test per Shqiperine dhe ne vjeshte do te behet nje tjeter perceptim. Mali i Zi mori statusin e vendit kandidat ndersa Shqiperia jo. Komisioneri Fyle deklaroi se per Shqiperine eshte arritur ne perfundimin qe negociatat do te hapen sapo vendi te arrije nje nivel te kritereve te Kopenhages qe kerkojne stabilitet ne institucione garantimin e demokracise dhe shtetit ligjor. I bejme thirrje Shqiperise qe te vazhdoje me reformat e metejshme tha Fyle. Komisionieri deklaroi se kesaj here opinioni ishte me specifik dhe kerkoi qe politikanet shqiptare te te gjithe kaheve te tregojne pergjegjesi te njejte. Politikanet shqiptare duhet te zgjidhin krizen nese arrijne te dalin nga kriza dhe te permbushin kriteret mund te presin nje rekomandim pozitiv nga komisioni tha Fyle. Shqiperia duhet te prese akoma per tu renditur perkrah vendeve te Bashkimit Europian. Na ngelet vetem te vetekenaqemi me heqjen e vizave edhe pse per kete vendim historik vendi yne renditej nder te fundit ne rajon. Rekomandimi i Komisionerit per Zgjerim Stefan Fyle i ka kaluar dje Bashkimit Europian per vleresim. Ne kete rekomandim nuk ka ne menyre te qarte nje rekomandim te dhenies se statusit kandidat. Eumlshte specifikuar vetem qe vendi yne do te jete ne gjendje te cele bisedimet per negociata sapo te permbushe detyrimet e nevojshme. Kritika ka pasur edhe per menyren e funksionimit te Parlamentit. Ngerci politik i ka lene reformat ne hije dhe eshte nje shprehje qe perseritet tashme per Shqiperine se administrata eshte e politizuar. Gjithashtu e pazgjidhur mbetet edhe situata per gjyqesorin.
Kriza politikeAnetaresimi do te mund te realizohet sa me shpejt kur vendi te jete i gatshem tu pergjigjet detyrimeve te anetaresimit duke permbushur kushtet politike dhe ekonomike te kerkuara. Anetaresimi - sipas kritereve te Kopenhages - kerkon qe shteti kandidat te permbushe stabilitetin e institucioneve duke garantuar demokracine shtetin ligjor te drejtat e njeriut si dhe respektimin e mbrojtjen e pakicave.
ZgjedhjetLidhur me zgjedhjet raporti i permbahet vleresimit te OSBE/ODIHR si dhe rekomandimeve te bera prej tyre per te cilat raporti konstaton se nuk jane perkthyer ende ne nje reforme te kenaqshme elektorale e nevojshme per zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu raporti konstaton me shqetesim situaten ne drejtesi funksionimin efikasitetin dhe pavaresine e gjyqesorit. Serish per korrupsionin perdoret termi i perdorur edhe nje vit me pare qe e perkufizon ate si nje problem vecanerisht serioz.