Komuna stepet para kishes per memorialin e Boboshtices
Ndertimi qe eshte kryer ne varrezat e vjetra te fshatit Boboshtice eshte pa leje por Komuna e Drenoves nuk ka guxim te nderhyje per ta zbatuar ligjin ne nje territor qe i perket kishes ortodokse.
Kryetari i Komunes se Drenoves Flamur Sala doli dje para mediave per te sqaruar situaten ligjore te ndertimit mbi varret e boboshtareve te vjeter. Ai deklaroi shkoqur se behet fjale per nje ndertim pa leje qe sipas ligjeve shqiptare duhet te prishet.
Sipas Flamur Sales Komuna e Drenoves nuk ka qendruar indiferente per ndertimin e kryer ne varrezat e fshatit Boboshtice. Ai tha se reagimi nga ana e komunes ka ardhur me kryerjen e nje akti verifikimi ne vend nga ana e inspektoratit dhe ndertimi rezulton te jete i paligjshem.
Kreu i Komunes se Drenoves ka theksuar se per cdo rast ndertimi duhet te merret nje leje nga komuna ashtu si dhe per prishjen e nje ndertimi.
Por kryekomunari tha se perpara se te merret nje vendim per prishjen duhet te pritet perfundimi i hetimeve te prokurorise per dhunimin e varreve. Ne jemi ne pritje te konkluzioneve te organit te akuzes qe ka nisur ceshtjen hetimore per kete rast tha Flamur Sala. Ai nuk dha sqarime pse nje vendim qe i perket vetem komunes sic eshte prishja e nje ndertimi pa leje duhet te kushtezohet nga nje hetim i prokurorise qe ka objekt tjeter.
Sala tha gjithashtu se prane komunes nuk ka shkuar asnje shkrese zyrtare apo ankese nga banoret per demtimin ne varreze ndersa komuna si institucion ka kerkuar te dhena edhe nga ana e kishes per punimet e kryera.
Deklarata e kreut te komunes ka ardhur pas nisjes se hetimeve per dhunimin e varrezave te Boboshtices dhe pasi vete ai eshte thirrur te deshmoje edhe ne prokurori. Mesohet se kreu i Komunes Drenove ka dhene perpara oficereve te policise gjyqesore te njejtin deklarim qe beri publik para mediave.
Burime te Prokurorise se Korces nderkaq bejne te ditur se vetem muratori nga fshati Polene Alqi Koroveshi eshte marre ne procedim penal ne gjendje te lire per dhunim te varrezave te Boboshtices. Asnje person tjeter qe ka lidhje me punimet e kryera ne keto varreza sipas prokurorise nuk do te merret i pandehur per kete ceshtje.