Komisioni Europian ka propozuar forcimin e zones Shengen

Komisioni Europian ka propozuar forcimin e zonës Shengen me rregulla të qarta të përpiluara në 2 propozime legjislative: Së pari, shtete anëtare të veçanta nuk mund të marrin më vendime unilaterale për kontrolle apo mbyllje të kufijve të brendshëm, pasi vendimi për këtë do të merret me shumicë të kualifikuar në nivelin europian.
Komisioni Europian propozon edhe kontrolle të papritura të ekspertëve tê shteteve anëtare dhe Komisionit për të parë se si zbatohen rregullat e Shengenit në shtetet anëtare.
“Shëndeti” i zonës Shengen do të kontrollohet dy herë në vit.
Cecilia Malmström, komisionere për punët e brendshme në KE thotë: ”Në zemër të këtyre propozimeve janë kontrolle të lajmëruara dhe të papritura të ekspertëve tê shteteve anëtare dhe Komisionit për të parë se si zbatohen rregullat e Shengenit. Kjo do të na lejojë ne që të identifikojmë shpejt nëse ka probleme ose tensione”.
Së dyti. Shtetet anëtare mund të lejohen të rivendosin kontrolle në kufijtë e brendshëm për raste dhe periudha të jashtëzakonshme, që lidhen me rendin publik dhe sigurinë e brendshme për një periudhë 30 ditore të rinovueshme.
Sipas Malmstrom, vendimi për të rivendosur kontrolle në kufijtë e brendshëm duhet të merret në nivelin europian, nëse ka cënim.
Baza për të rivendosur kufijtë e brendshëm do të mbetet e pandryshueshme, siç është sot. Kontrolle mund të vendosen vetëm në raste që cënojnë rendin publik dhe sigurinë e brendshme. Një vendim për të rivendosur kontrollin e kufijve për evenimente të mëdha si lojëra shpotie apo takime të G8 do të marren nga Komisioni dhe shtete anëtare me shumicë të cilësuar. Nëse ka një ngjarje të jashtëzakonshme si një sulm terrorist, shtetet anëtare mund të rivendosin kontrollin për 5 ditë.
Dy propozimet legjislative do të kalojnë nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i ministrave për miratim.