Komisioni Europian, kundër polemikave për programet shkollore
Komisioni Europian ka bërë të ditur se do të ndërmarrë një aksion të menjëhershëm për t`i dhënë fund polemikave që kanë shoqëruar publikimet e programeve shkollore europiane, në të cilët nuk përmëndeshin festat fetare si Krishtlindjet. Në një komunikatë, Komisioni nënvizon se në programin e vitit shkollor 2010-2011, në axhendë nuk përfshihen si ditë pushimi, as festat fetare dhe as ato kombëtare.