E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigeri: Nga shpërthimet në natën e Krishtlindjeve, 11 të vrarë

Nga shperthimet në natën e Krishtlindjeve në rajonin e trazuar qendror të Nigerisë, janë vrarë së paku 11 vetë, thonë zyrtarët.

Zyrtari lokal Gregory Yenlong nga shteti Plateau, i tha AP-së se ai ka numëruar 11 kufoma në dy vende të goditura nga shpërthimet e bombave, në qytetin qendror Jos, të premten në mbrëmje.

Sipas tij, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Jos është qendër e një hapësire me përplasje etnike dhe dhunë, që shpeshherë shpërthen përgjatë linjave religjioze ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve.

Gjatë këtij viti, nga incidentet e dhunshme në këtë rajon, janë vrarë më se 500 vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›