Mishel Obama, telefonuese vullnetare në numrin Norad
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishel Obama, ka punuar si telefonuese vullnetare në natën e Krishtlindjeve në numrin e Norad, Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut, e cila iu tregon fëmijëve se ndodhet slita e babagjyshit të Vitit të Ri.
Kjo është bërë traditë rastësisht që nga viti 1955, kur një supermarket në Kolorado Spring, publikoi një reklamë me një numër telefoni për të arritur babagjyshin. Numri i vënë në dispozicion në reklamë, ishte numri i Komandës Hapësinore të Amerikës Veriore, Norad.