Ambasada e SHBA per shtyrjen e votimit te anetarit te KQZ-se Kohe per diskutime konstruktive
Ambasada e SHBA ka reaguar mbrëmjen e sotme për shtyrjen e votimit të anëtarit të KQZ-së. Ajo u bën apel partive politke që ta shfrytëzojnë këtë kohë për diskutime konstruktive.
Deklarata e ambasadës së SHBA-së në Tiranë
Ne mirëpresim vendimin e sotëm për të shtyrë votimin e kuvendit mbi anëtarësinë në KQZ, dhe nxisim partitë politike që ta përdorin këtë kohë për diskutime konstruktive dhe konsultime të gjera. Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje në mënyrë konseguente dhe të përsëritur të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri - atyre në qeveri dhe atyre në opozitë - që të veprojnë në mënyra të tilla që rrisin besimin e publikut në ndershmërinë dhe integritetin themelor të procesit zgjedhor. Të tilla veprime do të përmirësonin perspektivën që rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga të gjitha palët dhe nga publiku, në të mirë të demokracisë dhe integrimit më të thellë të Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike të kombeve.
Për sa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është me rëndësi të mbahet mend që anëtarët e KQZ-së - të cilët u përzgjodhën dhe emëruan mbi bazën e konsensusit ndërpartiak, në përputhje me Kodin Zgjedhor - konsiderohen se janë apolitikë. Me t'u emëruar, anëtarët e KQZ-së janë betuar, dhe janë të detyruar, që të kryejnë detyrat e tyre për të realizuar zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike në Shqipëri. Duke pasur parasysh një kontekst të tillë - si dhe për hir të qartësisë morale - ne nxisim të gjitha aktorët politikë që të riafirmojnë përkushtimin e tyre të shpallur ndaj integritetit dhe transparencës procedurale kur shqyrtojnë çfarëdo veprimi të mundshëm lidhur me përbërjen e KQZ-së.
Lirimi i anëtarit të LSI në KQZ, Kuvendi vendos në seancën e ditës së hënë
Kuvendi ka nisur seancën e radhës duke diskutuar për çështje të rendit të ditës. Konferemca e Kryetarëve e mbledhur përpara nisjes së seancës së sotme parlamentare miratoi kalendarin tre javor të punimve. Ndërkohë që kërkesa e PD-së për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Çobo do të kalojë për miratim në seancën e ditës së hënë.
Kërkesa për shtyrjen e vendimmarrjes mbi këtë çështje ka ardhur nga kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi në Konferencën e Kryetarëve, kërkesë e cila është miratuar me konsensus mes palëve.
Komisioni i Ligjeve miratoi dje kerkesen e PS, pavaresisht se ajo u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila e konsideroi një veprim antiligjor dhe goditje të rëndë për standardet demokratike. Ndërkohë që nga ana e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta ka reaguar ashpër përpara nisjes së seancës duke e cilësuar këtë kërkesë si një sjellje diversantë të mazhorancës. Po sot, përpara nisjes së punimeve parlamentare PS mblodhi grupin e saj pasi vendosi të votojë kundër zëvendësimit të anëtarit të LSI në KQZ. Ndërkohë që gjatë në punimet e ditës së sotme Kuvendi miratoi me 125 vota pro ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor të ndryshuar dhe rritjen e rrogave. Ndërsa projektligji për Procedurat e Kodit Civil shtyhet për votim për ditën e hënë. Kërkesa erdhi nga ministri Eduard Halimi. Në seancë nuk mungoi apeli i kryeparlamentare Topalli për votimin e tre ligjeve që presin votën e opozitës parlamentare. Por kësaj radhe apeli erdhi i shoqëruar dhe me ironinë e Kryetares së Kuvendit. “Sot është përvjetori i vdekjes së Enverit. Opozita të votojë 3 ligjet e t'i çojë Enverit kurorë”, deklaroi Topalli.