Komisioni Evropian ka ende shume kritika per Kosoven
Shprehja me e shpeshte e perdorur ne raportin e Komisionit Evropian eshte perparim i kufizuar. Ne raportin rreth 60 faqesh Komisioni Evropian vlereson se qeveria ka forcuar mundesite e saj per zbatimin e agjendes se integrimeve evropiane. Perparim me i madh konsiderohet te jete arritur sidomos ne procesin e decentralizimit i cili ka cuar ne krijimin e disa komunave me shumice serbe.
Ne raport thuhet se ka pasur nje perparim ne reformen e pushtetit lokal por shume sfida mbesin ne fushen e zbatimit te legjislacionit dhe permiresimin e sherbimeve publike. Sfide e vecante vleresohet edhe reforma ne administraten publike mundesite e se ciles mbeten mjaft te zbehta.
Raporti njeh perparime ne sistemin e drejtesise por terheq verejtjen se ende eshte ne nje faze te hershme te trajtimit te perparesive. Shqetesim serioz mbeten nderhyrjet politike dhe nderhyrjet tjera ne kete sistem.
Perparim thuhet se eshte shenuar dhe ne luften kunder korrupsionit por ai mbetet ende shume shqetesues dhe Kosova duhet te deshmoje rezultate ne hetimin ndjekjen dhe denimin e rasteve te perfshira ne korrupsion. Shqetesuese mbetet edhe dukuria e shpelarjes se parave dhe Kosova ka mungese te burimeve teknike dhe njerezore per tu perballur me kete forme te nderlikuar te krimit thuhet ne raport. Po ashtu lufta kunder trafiqeve te droges eshte ne nje faze shume te hershme thuhet ne raport ne te cilin kerkohen perpjekje serioze ne trajtimin e kesaj ceshtjeje.
Te pakta jane cilesuar perparimet edhe ne luften kunder trafikimit me qenie njerezore dhe luften kunder terrorizimit. Perparim i kufizuar eshte shenuar edhe ne fushen e te drejtave te njeriut dhe te pakicave kombetare ne Kosove ku kuadri institucional dhe perkushtimi financiar vleresohen te pamjaftueshme per zbatimin e ligjeve qe kane te bejne me kete fushe.
I kufizuar vleresohet edhe perparimi ne fushen e lirise se shprehjes e cila sipas raportit nuk eshte plotesisht e garantuar ne praktike dhe strukturat e medieve u nenshtrohen nderhyrjeve te fuqishme politike.
Raporti e cileson te dobet mbrojtjen e femijeve dhe te personave me nevoja te vecanta. Ne raport permendet edhe mundesia e fillimit te dialogut per liberalizimin e vizave per Kosoven e cila qe nga dje eshte vendi i vetem ne Ballkanin perendimore qytetaret e te cilit nuk mund te udhetojne pa viza ne zonen Shengen.
Nuk ka pasur nje reagim te menjehershem te autoriteteve rreth raportit te sotem te cilin ata qe me pare e kishin vleresuar me pozitiv sesa vitin e kaluar. Ata kane paralajmeruar se do te komentojne tekstin e raportit pasi ta kene marre zyrtarisht gje qe duhet te ndodhe gjate dites se neserme.
Ndaj raportit kane reaguar perfaqesues te partive opozitare te cilat vleresojne se ai ve ne pah ngecjet e vazhdueshme ne vend dhe flet per mungesen e vullnetit te institucioneve pergjegjese ne Kosove ne permiresimin e kritikave qe dolen nga raporti i nje viti me pare.