Obama Indonezia nje fuqi boterore ne rritje

Presidenti Barak Obama vleresoi Indonezine si nje fuqi boterore ne rritje gjate vizites se shumepritur ne vendin qe ka popullesine me te madhe myslimane ne bote.
Zoti Obama mberriti ne Xhakarta sot per nje vizite dyditore qe shenon kthimin ne vendin ku ai ka kaluar kater vjet te femijerise se tij ne vitet 1960.
Para takimit me homologun e tij indonezian Susilo Bambang Yudhoyono zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe Indonezia jane mes tre demokracive me te medha ne bote dhe ndajne nje tradite pluralizmi dhe diversiteti.
Zoti Obama vleresoi me pas homologun e tij ne nje darke shteterore duke thene se zoti Judojono e ka drejtuar Indonezine permes rruges se demokracise si presidenti i pare i zgjedhur drejteperdrejt nga populli.
Me pare ne nje konference te perbashket shtypi te dy udheheqesit njoftuan nje marreveshje per te shtuar bashkepunimin ne tregeti arsim energjine e pastert dhe sigurine.