Komisioni Evropian, masa për zhvillimin e ekonomisë greke
ATHINE - Masat e Komisionit evropian në Greqi synojnë zhvillimin e ekonomisë greke dhe krijimin e vendeve të punës.
Gjatë prezantimi të raportit të punës tremujore, kreu i Task Forcës së Bashkimit Evropian, Horst Raichenbach iu referua idesë që të përdoren 500 milionë euro për bizneset e vogla e të mesme. Ai sqaroi se “ideja e përgjithshme është që të jepen fonde nga BE në Bankën Evropiane të Investimeve, e cila pasi t’i rrisë ato, do t’i shpërndajë në bankat greke, me detyrimin që t’iu shkojnë bizneseve të vogla e të mesme”.
Në drejtim të zhvillimit, do të funksionojë edhe një mekanizëm që deri në muajin qershor, pritet të japë në Greqi fonde për projektet e mëdha, duke përfshirë infrastrukturën e veprave energjetike.
Duke iu referuar përparimit të 181 projekteve që Komisioni Europian i ka identifikuar si të rëndësishme, kreu i Task Force shprehu kënaqësinë e tij, duke thënë se “i kontrollojmë nga afër cdo tre muaj, japim ngjyra, portokalli, jeshile dhe të kuqe dhe shumica kanë marrë ngjyrën e gjelbër”.
Lidhur me rezultatet e asistencës teknike, në 5 muajt që ndodhet Task Forcë në Greqi, u regjistruan zhvillime pozitive në rritjen e të ardhurave të sektorit publik, krahasuar me borxhet e pambledhura, ku u arkëtuan 946 milion euro, shumë që tejkalon objektivin për vitin 2011, që ishte 400 milionë euro.
Për sa i përket mjedisit të biznesit, z.Horst Raichenbach tha se duhen bërë shumë për të luftuar burokracinë. Ai solli si shembuj kontrollin e eksporteve nga Doganat, i cili kërkon 20 ditë, ndërsa mesatarja e BE-së është dhjetë ditë. Gjithashtu iu referua pasigurisë, kohës dhe rezultatit të procedurave të licencimit, që dekurajon investitorët.
Një tjetër kërkesë, e cila përfshihet edhe në memorandum është modernizimi i sistemit shëndetësor dhe qeverisja elektronike, zbatimi i së cilës do të ofrojë përfitime të mëdha “në sistemin e dhënies së drejtësisë”.
Z. Raichenbach sqaroi që në fillim se përgjegjësia për funksionimin e Task Force i takon Greqisë.