Shkup, Haxhinasto: Presim hetime të plota për incidentet ndëretnike
SHKUP- Zëvendës kryeministri, njëkohësisht Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto nga Shkupi ku ndodhet për një vizitë zyrtare ka kërkuar hetim të plotë për të gjitha incidentet etnike përfshirë rastin e papecedentë të rrahjes së nxënësve shqiptarë.
Deklarata e ministrit shqiptar vijnë në një kohë kur tensionet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë shtuar ditët e fundit.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Kemi kërkuar hetim të plotë të ngjarjeve, kemi kërkuar që institucionet e zbatimit të ligjit të vënë para drejtësisë personat përgjegjës. Kemi kërkuar gjithashtu që të gjithë përfaqësuesit politikë të tregojnë maturi, të tregojnë qetësi dhe mbështetje për institucionet e ligjit për trajtimin e këtyre ngjarjeve”,- deklaroi Ministri Haxhinasto, në konferencën e dhënë pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, shefi i diplomacisë shqiptare ka dënuar aktin e djegies së flamurit maqedonas në qytetin e Burrrelit, ashtu sikur edhe aktin vandal të djegies së flamurit shqiptar në Maqedoni, ndërkohë që nënvizoi se këto incidente nuk zbehim marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
“Kam parë edhe incidente në të cilat është djegur flamuri shqiptar. Incidentet e tilla nuk guxojnë të ndodhin, pasi simbolet kombëtare janë të shenjta për çdo komb, për çdo qytetar. Por, ne sot konstatuam se këto incidente nuk i prishin raportet tona të shkëlyqeshme. Do të përsërisë edhe njëherë se është shumë me rëndësi që institucionet të veprojnë sipas ligjit”,-u shpreh Haxhinasto.
RRAHJA E SHQIPTARËVE
Më 8 mars, 15 nxënës shqiptarë janë rrahur barbarisht në Maqedoni. Ngjarja ndodhi në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik, ku në automjet kanë hyrë 20 persona të maskuar.
AXHENDA E HAXHINASTOS
Gjatë qëndrimit në Maqedoni, zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, është pritur edhe nga zyrtarë tjerë të lartë shtetëror, ndërsa do të takohet edhe me përfaqëseues të partive politike shqiptare.
(el.me/BalkanWeb)