Minatorët e Bulqizës, zona D të hënën në grevë urie

74 minatorët e zonës D në Bulqizë do të vazhdojnë sërish protestat e tyre. Ata kanë mbledhur të gjitha firmat dhe kanë vendosur të fillojnë sërish grevën e urisë, ndonëse Keshilli Sindikal u ka kërkuar minatorëve të zonës D që të presin edhe dy ditë të tjera, pasi nga firma koncensionare predentohet rifillimi i punës.
Ndërkohë, minatorët kundërshtojnë me faktin se i konsiderojnë vetëm mashtrim premtimet e firmës Koncensionare ACR, ndaj minatorët janë të vendosur që grevën e urisë ta rinisin ditën e hënë në ambjentet e nëntokës të Zonës D, të minierës së kromit në Bulqizë.
74 minatorët e zonës D dhe kreu i sindikates së tyre tregojnë edhe detaje të fillimit të grevës së urisë ne ambjente ku nuk do të ketë as teknik marshetë dhe as persona të tjerë, të cilet mund të kontrollojnë këto ambjente.