Fushë Krujë, disa të shoqëruar për atentatin ndaj gardianit të burgut
TIRANË- Forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona lidhur me tentativen e vrasjes se efektivit të policisë në burgun e Fushë Krujës, bënë të ditur sot burime zyrtare të Policisë së Tiranës.
Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në rrugën "Irfan Tomini", kur persona te paidentifikuar kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Albert Kryemadhi, 50 vjeç, banues në Selitë-Tiranë, me detyrë shef i regjimit të brendshëm në burgun e Fushë Krujës.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë dhe të Sektorit Kundër Krimeve të Renda, të cilat i dhanë ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili si pasojë e plagëve të marra u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak për trajtim mjekësor. Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale, duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje.
Bëhet e ditur gjithashtu se policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punon intensivisht për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ma.ar/BalkanWeb)