E Enjte, 5 Nëntor 2026

Komisioni Hetimor për zgjedhjet, sërish pa konsensus për miratimin e rregullores

Mes përplasjeve të forta mes deputetëve anëtarë, është zhvilluar mbledhja e rradhës e Komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, por duket se mes mazhorancës dhe opozitës nuk po gjehet gjuha e përbashkët as sa i takon cështjeve më bazike sic janë rregullorja dhe plani i hetimit. 
Debatet e ashpra kanë bërë që deputetët e mazhorancës të braktisin dy herë mbledhjen e komisionit.  
Pas largimit të mazhorancës replikat e kryetarit të komisionit Enkelejd Alibeaj kanë vijuar me administratën e Kuvendit pasi i është kërkuar që mbledhja të ndërpritej për mungesë të kuorumit.
Ndërprerja e transmetimit nga Kuvendi nuk ka penguar PD të vijoj me mbledhjen e Komisionit Hetimor duke e transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin social Facebook ku deputetët opozitarë vijuan raportimin e tyre mbi provat e mbledhura për shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. 
I gjithë debati më herët në komision u bë pasi PS kërkoi të futej në rend të ditës shqyrtimin e rregullores dhe kjo nuk u pranua.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›