E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni “OK” rritjes së taksës së ndërtesës për Tiranën e rrethet

Kush banon brenda unazës së Tiranës, tashmë duhet të paguajë më shumë taksa për banesën e tij. 

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje nen për nen projektligjin “Për sistemin e taksave vendore”. Në bazë të projektligjit të miratuar me ndryshimet në taksat vendore, të gjithë qytetarët nuk do të paguajnë më taksën e apartamentit të tyre në bazë të vitit të ndërtimit, por ajo do të paguhet në bazë të zonave. Ndryshimet parashikojnë 3-fishim të taksës, ndryshe nga vlera që paguhej më parë. Pra, në bazë të projektligjit të ri, kush ka në pronësi të tij një shtëpi që ndodhet brenda unazës, taksën e ndërtesës e kanë 4-fish më të lartë. Në sistemin e taksave vendore do të shtohen dy taksa të reja: taksa e truallit urban, e cila përfshihet në konceptin e taksës së pasurisë së paluajtshme dhe taksa për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit. Taksa e pasurisë në vendin tonë është trajtuar në lekë për metër katrorë, duke përgjithësuar të gjithë taksapaguesit me të vetmin përjashtim për ndërtesat e banimit, vitin e prodhimit të tyre dhe diferencimin e aktiviteteve tregtare që ushtrohen në pasuritë e taksueshme. Në nivelet e reja të propozuara të taksës mbi ndërtesën është hequr ndarja e tatimit të ndërtesave sipas vitit të ndërtimit. Kjo për shkak të vështirësive në zbatimin praktik të ligjit me ndarjen e ndërtesave sipas vitit të ndërtimit, para dhe pas vitit 1993, ky projekt parashikon një mënyrë tjetër të përcaktimit të taksës së ndërtesës dhe konkretisht jo më ndarjen ekzistuese “para vitit 1993” dhe pas “vitit 1993”, por me sipërfaqe në metër katrorë të ndërtesës. Në këtë mënyrë me kalimin e viteve nuk është më e nevojshme që të kryhen ndryshime në ligj. Në përcaktimin e niveleve të reja të kësaj takse janë analizuar vlerat e taksës aktuale me çmimet reale të shitjes së tyre.

Taksat

4-fish më shumë duhet të paguajnë kryeqytetasit taksën e ndërtesës, të cilët kanë shtëpinë brenda unazës.

4.1 miliardë lekë priten të jenë të ardhurat nga dyfishimi i taksës së ndërtesës. Për vitin 2008 efektet e rritjes së kësaj takse do të jenë rreth 1 miliard lekë.

4 për qind do të jetë taksa e ndikimit në infrastrukturë për bashkitë.

6 për qind do të jetë taksa e ndikimit në infrastrukturë për Bashkinë e Tiranës. Pas kësaj të ardhurat nga kjo taksë priten të jenë 5.6 miliardë lekë. Efekti pozitiv për 2008-ën pritet të jetë rreth 1.4 miliardë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›