Komisioni Parlamentar miraton ne parim draftin e sigurimeve mungon opozita
Eumlshte miratuar ne parim pa pranine e deputeteve te opozites ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise drafti per sigurimet shendetesore. Ministri Petrit Vasili e ka konsideruar projektligjin si nje hap perpara per mbulimin e te gjithe popullates me sigurime shendetesore si dhe nje menaxhim me te mire te sherbimeve shendetesore duke ofruar sherbime cilesore per pacientet qe paguajne rregullisht sigurime. Gjithmone e me shume ne menyre te qarte menaxhimi shkon ne menyre efikase atje ku eshte dhe veprimtaria ku prodhohet shendet ne menyre te drejt per drejte. Kjo shkurton ne menyre absolute kohen burokratike i jep zgjidhje problemeve qe praktika mjekesore nxjerr perdite - tha Petrit Vasili minister i Shendetesise. Nga ana tjeter drejtuesja e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka premtuar se drafti do te mundesoje ofrimin e me shume sherbimeve qe do te blihen nga ISKSH jo vetem per qendrat shendetesore por edhe per spitalet. Ky ligj garanton paketa sherbimi mjaft mire te percaktuara te kontraktuara nga ana e fondit e institutit te sigurimeve qe do te behet neser fond dhe natyrisht shume transparente ndaj popullates pasi keto kontrata do te kete akses cdo njeri dhe ne kete lloj roli te ri do te quanim sikur fondi apo instituti i sigurimeve do te merrte dhe avokatin e pacienteve - u shpreh Elvana Hana drejtore e ISKSH-se. Aktualisht ne vend rreth 40 e popullates paguajne sigurime shendetesore. Sipas autoriteteve te shendetesise nuk do te kete ndryshime taksative per ata qe paguajne sigurime.