Skema e re Tirana ne kaos rruget ku s039duhet te kaloni

Policet rrugore ndihmojne levizjen neper Tirane. Bashkia bllokon disa rruge njeheresh
Ka filluar e renduar kjo jave me trafik dhe kaos ne cdo rruge te Tiranes. Nje dite pas vendosjes se skemes se re te qarkullimit nga Bashkia e Tiranes kryeqyteti dukej i zhytur ne grumbuj makinash kesaj radhe te zhvendosura ne rruge. Ndersa ne disa akse sistemi semaforik ishte jashte funksionimi duke lene levizjen e makinave ne meshire te fatit. Sikur te mos mjaftonte kjo bllokimi i rruges para selise se PS-se ka corientuar se tepermi drejtuesit e automjeteve te cilet per te dale ne bulevardin Deshmoret e Kombit apo ne qender duhet ti bien kryq e terthor pasi aktualisht devijimi i makinave eshte bere ne drejtim te Unazes se Vogel me nje drejtim levizjeje.
Qarkullimi
Deri pasdite vone rrugeve te Tiranes nuk i eshte ndare trafiku. Situata me e renduar eshte paraqitur ne hyrje te qytetit kryesisht ne Rrugen e Durresitpor dhe ne qender tek Banka e Shqiperise. Shume makina qe kane qarkulluar dje ne Tirane teksa kane tentuar te kalojne nga rruga para selise se PS-se jane gjendur perballe nje bllokimi me kartonata nderkohe qe asnje tabele nuk njoftonte mos kalimin. Per ore te tera qarkullimi me automjete ne kete zone te qytetit ka qene e veshtire ndersa prania e policeve rrugore perpiqej te orientonte kaosin e shkaktuar nga Bashkia e Tiranes. Ne ditet ne vijim kjo skeme do te ndryshoje te pakten kjo mesohet nga burime brenda Bashkise se Tiranes. Keshtu do te hiqen korsite e autobusit ne ish-Unazen e Vogel duke lejuar kthimin ne rruge vetem per mjete private me nje drejtim levizjeje.
Urbanet
Duket se as transporti urban nuk i ka shpetuar trafikut te Tiranes. Madje ne disa akse levizja me urban ka qene pothuajse e pamundur. Klea studente ne Fakultetin e Inxhinierise pasi ka mbetur per 40 minuta ne trafik ka zbritur nga urbani per te mberritur ne kembe ne fakultet. Shume kryeqytetas qe kane perdorur kete sherbim kane mbetur te bllokuar ne trafik ndersa kane mberritur vone per ne vendet e punes. Nderkohe qe Bashkia e Tiranes nuk do ta lehtesoje aspak kete sherbim pasi mesohet se ne ditet ne vijim pritet qe ne shume akse te kryeqytetit ku jane vendosur korsite e vecanta Bus si ne Unaze ato do te hiqen dhe do te lejohet qarkullimi per te gjitha automjetet. Ky ndryshim pritet te ndodhe ne gjate kesaj jave. Aktualisht qyteti po funksionon me skeme te re me kalimin ne fazen e dyte te punimeve nderkohe qe sheshi do te qendroje kater jave i bllokuar. Keshtu pas perfundimit te fazes se dyte te cilat bllokonin disa akse dhe lejonin levizjen vetem te mjeteve urban do te nise faza e trete me nje tjeter skeme. Ne kete faze kryeqytetasit do te perballen me te tjera bllokime te cilat nisin me bllokimin te rruges para Bashkise se Tiranes. Nderkohe qe do te hapet Rruga e Dibres para 15-kateshit pra hapja e pjeses veriore te sheshit si dhe do te shfrytezohet kapaciteti maksimal i rruges Abdi Toptani.