Durresi bashkohet me Tiranen 12 mije ndertime ne 5 vjet
Tek udheton nga Durresi drejt Tiranes shikon se si dy qytetet po bashkohen pa kufij administrative nga qindra e mijera nderti9me si banesa e objekte turistike e sociale e biznesi. Sipas statistikave zyrtare mesuam se vetem gjate 5 viteve te fundit nga Shkozeti deri ne Marikaj jane ngritur afro 12 mije objekte si banesa vila objekte turistike e biznesi si edhe objekte te tjera sociale. Kjo padyshim po fshin nga harta ndarjen mes dy qyteteve duke i bashkuar ne nje te vetme. Kushdo qe ecen ne rrugen Tirane- Durres nuk e ka veshtire te kuptoje se dy metropolet pothuajse jane bashkuar me njeri- tjetrin pasi pergjate autostrades ne te dyja anet e saj jane ndertuar me mijera objekte te natyrave te ndryshme si dhe jane krijuar qendra banimi te reja ne nje kohe qe ato te vjetrat jane zgjeruar. I gjithe ky ndryshim urban eshte kryer spontanisht pasi nuk ekziston asnje plan zhvillimi qe te udheheqe ndertimet ne kete hapesire. Nderkohe te tjera objekte te reja jane ne proces ndertimi dhe te tjera do te ngrihen perseri. Specialistet japin alarmin per pasojat e ketij kaosi ne fushen e ndertimeve perkatesisht pa plan urban te miratuaacuter pasojat e te cilit do te jene te shpejta dhe me nje kosto te madhe. Askush ne Durres nuk eshte ne gjendje qe te jape nje raport te sakte dhe te qarte sesa eshte numri i objekteve te ndertuara pergjate rruges Durres-Tirane ne territorin qe Durresi ka ne juridiksion. E njejta gje mund te thuhet edhe per Tiranen. Ne nje kohe qe keto dy metropole po bashkohen me njeri tjetrin ende mungon nje plan zhvillimi urban per zhvillimin e kesaj hapesire. Ne hapesiren Tirane-Durres jane ndertuar objekte industrial magazine gjigante nyje ndertimesh hotele motele markete punishte e linja prodhimi te ndryshme shtepi banimi dhe padyshim edhe nje numer i madh distributoresh per shitje karburantesh. Keto objekte jane vendosur ne territore qe dikur kane qene toka bujqesore. Gjithkush ka ndertuar per hesap te vet duke mos ju nenshtruar ndonje plani zhvillimi urban. Madje ne hyrje te Durresit jane ndertuar me dhjetera shtepi banimi pa leje te cilat jo vetem qe kane prishur imazhin e qytetit por jane krejtesisht prane rruges. Me te njejtin stil po vazhdon puna nga te tjera subjekte te cilet vazhdojne te ndertojne ne menyre spontane per shkak te mungeses se nje plani urban zhvillimi. Duke pasur parasysh ritmet e zhvillimit ne kete zone nuk do te jete e larget dita kur e gjithe hapesira do te pushtohet nga ndertimet. Sipas specialisteve te Urbanistikes dhe arkitekteve pasojat e ketij kaosi urban nga ndertimet pa kriter do te ndjehen shume shpejt duke krijuar me pas probleme te mprehta per nje infrastrukture bashkekohore mes kryeqytetit e qytetit bregdetar te Durresit. Por ky fluks i papare ndertimesh rrezikon krijimin e mini-kenetave te cilat do te sjellin pasoja te renda si per jeten e njerezve ashtu dhe per mjedisin sa nuk eshte ende vone duhet hartuar nje studim urban zhvillimi ne menyre qe te mos krijohen te tilla probleme dhe te mendohet edhe per siperfaqe qe duhen ruajtur per investime publike ne sherbim te komuniteteve - shprehen specialistet e urbanistikes.