E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunuan policet gjate protestes gjykata le ne burg 2 vellezerit Mataj

Gjykata e Tiranes ka caktuar masen e sigurise per dy shtetasit Fetah dhe Arianit Mataj duke i njohur edhe me akuzat ne ngarkim te tyre. Ne sallen e gjyqit jane paraqitur me radhe dy vellezerit Mataj te cilet akuzohen se kane qene ne protesten e dates 21 janar. Nderkohe qe asnjeri prej tyre nuk ka pranuar qe te flase ne sallen e gjyqit nga ana e perfaqesuesit te akuzes eshte kerkuar masa e sigurise arrest me burg. Ndersa nga ana e mbrojtesit eshte kerkuar nje mase me e bute sigurie i cili eshte shprehur se keto akuza jane te paverteta dhe se dy te arrestuarit nuk kane dhunuar askend. Dy te arrestuarit nuk kane dhunuar asnje person dhe akuzat ne ngarkim te tyre jane te pabaza. Nuk eshte e vertete se dy klientet e mi Fetah dhe Arianit Mataj te kene rrahur dhe goditur punonjesit e policise gjate protestes se 21 janarit. Kerkoj nje mase me te bute sigurie - eshte shprehur avokati. Por gjykata ka refuzuar duke lene ne burg dy vellezerit te cilet jane arrestuar nga policia e Tirane ne kuader te aksionit te policise per evidentimin dhe arrestimin e personave te dyshuar per veprime te dhunshme gjate demonstrates se 21 janarit. Bazuar ne informacionet e grumbulluara si dhe ne materialet filmike Policia e kryeqytetit arrestoi ne fundjave Fetah dhe Arianit Mataj dy vellezer nga Durresi. Ata akuzohen se gjate protestes se 21 janarit kane goditur me sende te forta punonjesit e policise qe ishin ne krye te detyres per mbarevajtjen e protestes si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurise publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›