Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbledhja në orën 18.00

Mbledhja e radhës e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve do të realizohet në orës 18.00, ndërsa jo pak ovacione pati gjatë mbledhjes në të cilat janë shqyrtuar fletët e kontestuara.
Në këtë mbledhje u hapën dy kuti të njësisë numër 3 përkatësisht KZAZ 47, ku kanë rezultuar tre vota të kontestueshme të cilat kanë shkuar në favor të kandidatit Lulzim Basha dhe nje fletë ka shkuar në favor të kandidatit të PS, Edi Rama.
Tashmë qyteti ka marrë një pamje tjetër, ndërsa shtohen gjithmonë e më shumë forcat policore jashte selise se KQZ-së. Kjo mbledhje hasi jo pak kundërshti nga PS-ja, me akuza, se numërimi i këtyre fletëve është tërësisht i paligjshëm.