Berisha: Po dhunohet KQZ, çdo votë do të numërohet

“Po bëhen përpjekje për të paralizuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, funksionimin dhe vendimmarrjen, me rrugë të papajtueshme me rendin demokratik”, theksoi kryeministri.
Sipas tij, mazhoranca nuk ka kundërshtuar asnjë rezultat deri më tani. “Në rast se ne nuk kemi ndryshuar asnjë rezultat thelbësor, pala tjetër dhe konkretisht kryetari i PS-së, z.Rama kërkon t’i imponohet me çdo kusht që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të vlerësimit. Ndaj ka paralizuar dje edhe sot KQZ-në. Në qoftë se ne do të pranojmë rezultatin paraprak për rezultat përfundimtar, ne do të asgjësojmë sistemin e zgjedhjeve të lira, për të cilin ne jemi të vendosur ta mbrojmë me të gjithë potencialin tonë”, nënvizoi Berisha.
Ai shtoi se rezultatet në Tiranë një herë ishin në avantazh dhe një herë në disavantazh, por mazhoranca nuk reagoi dhe e priti me qetësi deri në fund rezultatin. “Nuk ka kuptim të mos ketë një rezultat përfundimtar pa e dhënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Asnjë parti nuk mund të shpallë rezultat përfundimtar. Ne kemi një sistem ankesash që e ka faktuar veten si një sistem kompetent që është i vlerësuar nga faktori ndërkombëtar. Për Tiranën, në dallim nga qytetet e tjera, forcat politike PS dhe PD, kanë vendosur që KQZ të administrojë fletët e votimit. Ai ka tagrin ligjor të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin për Tiranën dhe të finalizojë ai në cilësinë e KZAZ-së, tabelën përfundimtare për Tiranën dhe mbi bazën e kësaj shpall rezultatin përfundimtar. Në rezultatin paraprak, z. Rama është 10 vota para. Problemi qëndron tek votat e pa numëruara ku në të gjitha vendet demokratike janë votat që meritojnë numërim”, shtoi kreu i qeverisë.
Sipas tij, vota të tilla janë evidentuar në 82 qendra në Tiranë dhe ato mund të kenë shkuar edhe për z. Rama. “Ligji elektoral i vendit kapitullin më të prerë ka kapitullin e pavlefshmërisë së votës. Janë përcaktuar kushtet kur një votë është e pavlefshme. Ligjvënësi italian, ai austriak,etj nuk e kanë përcaktuar të pavlefshme votën e hedhur në kuti të ndryshme. Atëherë cili është shkaku që ta quash këtë votë të pavlefshme? Gjykata e Strasburgut ka praktikat e saj edhe për këtë çështje. Votat e këtyre qytetarëve janë si kristali. Këto janë vota qytetarësh të ndershëm”, vijoi.
Më tej, Berisha tha se të gjitha votat e papërfshira në numërim do të numërohen me transparencë të plotë. “Unë garantoj se ato vota do të numërohen me transparencën më absolute, por dua të theksoj këtu se ne nuk kemi përdorur provat tona materiale. Dua të theksoj këtu se sistemi i mëparshëm elektoral në Shqipëri, ky rezultat i ngushtë paraprak çonte në mënyrë automatike në numërimin e 252 mijë votave të hedhura për kryetar bashkie. Këtë e përjashton sistemi. Tani kjo është një e drejte ekskluzive e Komisionit Zonal të Tiranës. Kjo e tremb Ramën”, tha gjithashtu. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-18 11:38