E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takim me Topin dhe Ramën

Ambasadori Arvizu i shprehu Presidentit Topi gjithë mbështetjen lidhur me qëndrimet dhe apelet e tij institucionale dhe vuri në dukje nevojën se në këto kushte, nevojitet mbi të gjitha respektimi i shtetit të së drejtës, në funksion të arritjes së standardeve demokratike dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura e kushtetuese.

Pasi ndau me Ambasadorin amerikan Arvizu dhe atë të OSBE-së, Volfart shqetësimin lidhur me situatën aktuale, të cilën po e ndjek me shumë vëmendje, Kreu i Shtetit shqiptar, apeloi për vetëpërmbajtje, qetësi, maturi dhe ruajtje të rendit publik.

“Në këto çaste, duhet që palët politike të respektojnë institucionet, dhe vetë institucionet e pavarura duhet të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën! Shqipëria ka legjislacion, ka përvojë në trajtimin e çështjeve zgjedhore, ka të gjithë mekanizmat ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kështu që vetë institucionet përgjegjëse kanë rastin dhe detyrimin të dëshmojnë pavarësi, integritet dhe profesionalizëm në interes të qytetarëve, publikut dhe vendit”, ka thënë Topi.

Ndërkohë, ambasadori amerikan ka zhvilluar edhe një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama në selinë rozë. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-18 13:10
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›