E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni do të thërrasë sërish Ina Ramën

Zonja Rama u largua mbrëmë pa iu dhënë përgjigje pyetjeve të anëtarëve të komisionit, teksa ka shpjeguar në një fjalim hyrë me rreth dy faqe format se pse komisioni hetimor po shkel ligjin duke hetuar ngjarjen që po hetohet njëkohësisht edhe nga prokuroria.

Më pas, ajo u largua në mënyrë demonstrative nuk mos i kthyer përgjigje asnjë pyetjeje, pavarësisht ndërhyrjeve të deputetëve demokratë. Kjo u vlerësua nga këta të fundit si mosrespektim ndaj institucionit të Parlamentit.

Më pas, deputetët kanë bërë publike të gjitha pyetjet që do t’i bëheshin zonjës Rama, çka sipas tyre nuk kishin të bëjnë me ngjarjen por veprimtarinë e institucionit para, gjatë dhe pas demonstratës së dhunshme. Për pos kësaj, deputetët e maxhorancës kanë vendosur që të thërrasin sërish kryeprokuroren për të dëshmuar në komision.

“Anëtarët e Komisionit hetimor bënë të ditur gjithashtu se, do ta thërrasin sërish Prokuroren e Përgjithshme, në një seancë tjetër dëgjimore”, thuhet në një reagim nga Kuvendi i Shqipërisë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-03 10:13
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›