Zgjedhjet, Poni porosit vendorët

Për këtë arsye, zv/ministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, u ka kërkuar përfaqësuesve të pushtetit lokal angazhimin e tyre për përgatitjen sa më të mirë të procesit.
"Le të bëjmë detyrën tonë për të përmbushur standardet e Kopenhagenit për zgjedhjet e 8 majit", tha Poni. Sipas tij, "kjo nuk është një dëshirë. Qëndrimi ndaj ligjit është një detyrim", ka thënë Poni.
Sipas tij, drejtuesit lokalë "duhet të plotësojmë me shumë saktësi standardet e Kopenhagenit si, hartimin dhe plotësimin e listave zgjedhore, përcaktimin e ambienteve për zgjedhje, të cilat duhen bërë në kohë, me cilësi dhe sipas Kodit Zgjedhor".
Më tej, ai shprehu mbështetjen që qeveria do të japë për pushtetin lokalë për të shkuar në zgjedhje të përgatitur. Nga ana e tyre, vendorët shtruan nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të standardeve të qeverisjes lokale, afrimin e mëtejshëm të shërbimeve për qytetarët, forcimin e bashkëpunimit lokal etj. /Start/
2011-02-03 15:39