Rishfaqet Nikols Gejxh me kërkesat për Vorio Epirin

Vetëm dy ditë kur kreu i OMONIA-s në Korçë bëri thirrje për helenizimin e kësaj zone, kësaj here, në skenë është rishfaqur Nikols Gejxh i njohur jo pak për ndërhyrjet në punët e brendshme të Shqipërisë dhe lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ashtuquajturin “Vorio Epir”.
“Më duhet të them se termi Vorio Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet ashtu si dikur. Ju duhet të merrni pjesë në zgjedhje”, ka thënë Gejxh dje gjatë një takimi me partinë më të re greke në vendin tonë, “Mega”. E sigurisht, ai ka prekur edhe temën e regjistrimit të popullsisë në vendin tonë mbi baza etnike. “Çdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu siç ndjehet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare. Shpresoj që procesi këtë herë të jetë i drejtë dhe se regjistrimi të mos zvogëlojë numrin e grekërve që jetojnë në këtë vend, nën pretendimin e mungesës së tyre fizike në banesa, sic është evidentuar më parë”, tha lobisti grek.
Gejxh madje ka shkuar më tej duke akuzuar çamët si bashkëpunëtor të nazizmit dhe se zgjidhja e çështjes çame duhet të bëhet nga vetë Evropa. “Pas luftës së Dytë Botërore 14 milionë evropianë janë dëbuar prej vendeve të tyre të lindjes për shkak se bashkëpunuan me nazizmin, këtu hynë dhe çamët. Unë nuk mund të them nëse kjo është e drejtë apo e gabuar por mendoj se nuk mund të marrë zgjidhje për momentin”, theksoi Gejxh. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh./Start/
2011-02-03 10:13