E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtuesit e gazit paralajmërojnë bllokimin e shitjes

 "Që prej datës 23 janar, ne jemi bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Task Force, sepse nuk kemi vendosur kasat fiskale", tha sot kryetari i kësaj shoqate, Ilirjan Brokaj.

Ai sqaroi se shoqëritë e tregtimit të gazit janë të fiskalizuara që prej vitit 1999, duke shtuar se "sistemi i ri që kërkohet të instalohet në pikat e gazit, operohet për herë të parë vetëm në Shqipëri dhe ka një kosto nga 40 deri në 160 mijë euro për çdo kompani.

Ndërkaq, vetë firma që instalon këto kasa fiskale nuk garanton asnjë mbarëvajtje të instalimit, pra nga ana teknike është e parealizueshme". Sipas tij, "projekti teknologjik që kemi ne në të gjitha pikat e gazit në Shqipëri është me standarde evropiane".

Shoqata kërkoi nga Task Forcë që të bëjë lirimin e Petroliferës, që ka mbyllur nga 3 janari aktivitetin e saj, ndërsa akuzoi për "një situatë  monopoli ku shitet gaz dhe naftë në Porto Romano".  Tregtuesit e gazit bënë të ditur se një situatë e tillë  ka çuar në ngritjen abuzive të çmimit të gazit të lëngshëm në treg. Për të gjitha këto arsye, shoqata e treguesve të gazit paralajmëroi se do të bllokonte tregtimin e gazit të lëngshëm në treg.
          

                                                                                             2011-02-03 14:49
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›