E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabitet filiali i bankës NBG

Persona të panjohur paraditen e sotme kanë grabitur një degë të bankës NBG në Tiranë, bëhet fjalë për degën e kësaj banke në rrugën e Kavajës në kryeqytet.

Sipas informacioneve tre persona të panjohur kanë kërcënuar stafin që ka punuar në këtë degë të NBG-së dhe më pas kanë grabitur tërë sasinë e të hollave që në ato momente është gjetur në sirtarët e degës së bankës.

Akoma nuk dihet shuma e saktë e të hollave që janë grabitur, por policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›