Grabitja, policia: Maskat vodhën 3.5 mln lekë

Policia e Tiranës reagoi sot me anë të një deklarate për media pak orë pas
grabitjes së ndodhur në filialin e NBG Bank tek rruga e Kavajës në kryeqytet.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, grabitja ka ndodhur rreth orës 09.15 në rrugën e Kavajës në Tiranë, është vjedhur një nga filialet e bankës së NBG.
"Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, filloi veprimet e para hetimore dhe proçeduriale.
Këto hetime po vazhdojnë të zhvillohen intesivisht për dokumentimin e veprës penale, identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj", thuhet nga policia.
Sipas të dhënave nga hetimet paraprake të grupit hetimor rezulton se, autorët kanë qënë të maskuar, ku njëri prej tyre i armatosur, të cilët kanë mundur të marrin në këtë bankë sasinë prej 350 000 lekësh të reja. Kjo sasi parash përdorej nga punonjësit e bankës për pagesa emergjente.
"Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, duke marrë shkas nga kjo vjedhje, ka marrë menjëherë një sërë masash organizative në bashkëpunim me Shoqëritë e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike si dhe me Punonjësit e Sigurimit të Brendëshëm të Bankave të Nivelit të dytë, me qëllim garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit bankar të tyre si dhe bizneseve në përgjithësi", thuhet në deklaratë.
Sipas saj, aktualisht, strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Kryeqytetit, po punojnë intesisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.