Burgaj Kreu i PS-se u kercenua me mesazh
Ne nje deklarate per shtyp sot drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj tha se kreu socialist ishte kercenuar me mesazh nga shtetasi Luan Zenel Rami i cili kerkonte zhdemtimin e automjetit te tij privat te demtuar gjate protestes se 21 janar. Sipas Burgajt informacioni ishte marre me daten 27 janar rreth ores 1800 nderkohe qe u shoqeruan ne polici shtetasit Luan Rami 37 vjec Fatos Rami 29 vjec dhe Afrim Kica 33 vjec te tre lindur ne Burrel dhe me banim ne Tirane. Te tre shtetasit e mesiperm u shoqeruan ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane nga ora 2100 e dates 27 janar deri ne oren 0400 te dates 28 janar.
Njekohesisht Policia e Shtetit dhe strukturat perkatese te Gardes se Republikes u njoftuan dhe moren masa per perforcimin e sigurise fizike te shtetasit Edi Kristaq Rama dhe personaliteteve te larta shteterore.
Si rezultat i nje hetimi te kryer ne bashkepunim nga Drejtoria Kunder Krimeve te Renda dhe Drejtoria e Policise Qarkut Tirane me date 28.01.2011 nga ana e strukturave te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane u be arrestimi ne flagrance i tre shtetasve te lartpermendur u shpreh drejtori i Pergjithshem i Policise.