E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI-ja hetim ne vendngjarjen e tre viktimave te 21 janarit

Grupi hetimor kerkon te zbardhe nga erdhen plumbat qe vrane tri viktimat simulim per te percaktuar nga eshte qelluar

Nje dite pas protestes se dyte te Partise Socialiste para Kryeministrise ekspertet kriminaliste dhe grupi hetimor i Prokurorise se Tiranes kane nisur ekspertimin balistik ne vendngjarje per te zbardhur vrasjet e demonstrates se dhunshme te 21 janarit. Burime te besueshme prane organit te akuzes bejne te ditur se paraditen e djeshme grupi i eksperteve ku mendohet se ka qene edhe nje nga amerikanet FBI-se te ardhur posacerisht per zbardhjen e kesaj ngjarjeje ka kryer akt ekspertizen ne vendngjarje per te bere edhe zbardhjen e vrasjes se ketyre personave. Keta te fundit kane ardhur nga Amerika pas kerkeses qe kryeprokurorja shqiptare Ina Rama i ka bere ambasadorit te SHBA-se per ndihme me te specializuar. Synimi i ekspertizes se djeshme ne ambientet jashte godines se Kryeministrise ka qene percaktimi i distances dhe i pozicionit se nga kane ardhur plumbat duke bere edhe matjet perkatese. Mesohet gjithashtu se nga keta eksperte do te behet edhe nje simulim duke u perpjekur qe te imitojne situaten e krijuar me 21 janar per te percaktuar nga kane ardhur plumbat qe goditen 3 viktimat. Nga burime nga prokuroria mesohet se simulimi do te behet duke qelluar me plumba manover. Referuar te njejtave burime mesohet se ky simulim do te ndihmonte ne gjetjen e predhave te tjera te plumbave. Nga ana e ekspertizes sipas burimeve shpresohet gjetja e predhave te tjera te nxjerra nga arma qe prokuroria dyshon se ka shkaktuar vdekjen e dy prej personave te vrare gjate protestes.

Hetimi

Ngjarja e rende qe nxori serish nje jave me pas ne terren grupin e eksperteve shenoi tre te vrare ndersa mbeten shume te plagosur apo te lenduar eshte ajo e demonstrates se dhunshme te 21 janarit te organizuar nga Partia Socialiste. Filmimet kane nxjerre dukshem pranine e personave te armatosur brenda turmes se dhunshme ndersa dyshohet qe vrasjet te kene ndodhur nga brenda turmes. Kjo ka qene arsyeja qe ekspertet shqiptare dhe amerikane kane zbritur serish ne terren per te saktesuar se kush i kreu vrasjet. Grupi hetimor ka nje ekspertize te qarte mjeko-ligjore dhe ne baze te saj dhe permes disa eksperimenteve ne terren do perpiqet te gjeje autoret e vertete te vrasjeve te Ziver Veizit Faik Myrtajt dhe Hekuran Demes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›