E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni hetimor i zgjedhjeve, Eduart Halimi: Javën e ardhshme përcaktojmë planin e hetimit Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi, njëherësh anëtar i komisionit hetimor për zgjedhjet, bëri të ditur sot se gjatë javës së ardhshme do të përcaktohet plani i hetimit. “Në javën tjetër besojmë se do të fillojmë punën e komisionit, sepse komisioni sigurisht ka një axhendë, funksionon mbi bazën e rregullave të këtij shteti”, sqaroi Hailimi. Sipas tij, komisioni do të mblidhet dhe të gjithë deputetët janë të mirëpritur. Ai tha se deputetët socialistë siç janë të mirëpritur në Parlament, do të jenë të mirëpritur edhe në komisionin hetimor. “Komisioni do të vazhdojë me përcaktimin e planit të hetimit, e provave që do të merren, me përcaktimin e procedurave të tjera hetimore që do ketë komisioni, një komision që do të ketë një afat normal”, theksoi anëtari i komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›