E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, Gumi: PS nuk iu intereson transparenca, por tymnaja për çështjen e zgjedhjeve Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi

Partia Demokratike ftoi Partinë Socialiste dhe zotin Edi Rama dhe të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të marrë pjesë aktivisht në nismën e Kuvendit për transparencën e zgjedhjeve të qershorit 2009, në përputhje me vendimin e djeshëm të miratuar prej Kuvendit. Ftesa u bë paraditen e sotme nga deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi, i cili theksoi se “për zgjedhjet më të mira që kanë pasur shqiptarët këto 20 vjet, dje socialistët treguan se nuk iu intereson transparenca, por tymnaja dhe vetëm
tymnaja për çështjen e zgjedhjeve”. Përmes një deklarate për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, zyrtari demokrati thekoi se “për Kuvendin e Shqipërisë është realizuar dhe përmbyllur, në përputhje me Kushtetutën, një temat më të nxehta të jetës politike në këto shtatë muaj të cilat përbënin njëkohësisht edhe flamurin e betejës politike të opozitës. “Mazhoranca deklaron se do t’i qëndrojë të gjithë atyre premtimeve të bëra publikisht, duke realizuar kështu edhe parakushtet e tjera të deklaruara për arritjen e konsensusit politik, me qëllim ushtrimin e rolit kontrollues të Kuvendit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin”, deklaroi Gumi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›