E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor kerkese institucioneve Duam informacion

Demonstrata Halimi SHISH te mbledhe strukturat. Kerkesa e komisionit asnje lidhje me hetimin e prokurorise

Komisioni hetimor per ngjarjen e 21 janarit vendosi dje te kerkonte informacione nga te gjitha institucionet qe duhet te kishin marre persiper eliminimin e nje sulmi ndaj institucioneve. Kreu i ketij komisioni Eduard Halimi i cili drejtoi mbledhjen e djeshme ku ishin te pranishem vetem deputetet e mazhorances u shpreh se do ti kerkohet informacion Prokurorise se Pergjithshme Gardes se Republikes Policise se Shtetit dhe Sherbimit Informativ Shteteror. Ai kerkoi nga SHISH-i dhe qe te beje nje analize te strukturave per mungesen e dhenies se informacionit ndaj strukturave te policise. Kreu i Komisionit u shpreh se njejti informacion do ti kerkohet edhe Prokurorise. Halimi u shpreh se ky hetim nuk ka lidhje me hetimin e prokurorise ndersa sa garantoi se informacioni i marre nga SHISH-i dhe Prokuroria do te behet publike ne respekt te transparences me publikun.

Komisioni hetimor

Do ti bejme kerkese per informacion Policise se Shtetit Prokurorise se Pergjithshme Sherbimit Informativ Shteteror dhe Gardes se Republikes - deklaroi dje kreu i komisionit Eduart Halimi. Ai siguroi se asnje nga keto letra qe do tu dergohen institucioneve nuk ka lidhje me hetimin e prokurorise. Halimi shtoi se do i kerkohet Drejtorise se Policise se Shtetit informacion mbi masat qe ato kane marre per zbatimin e ligjit per tubimet para gjate dhe mbas ngjarjes qe shoqeruan tentativen per grusht shteti. Policia e Shtetit duhet te informoje gjithashtu nese ka bere ne prokurori sic parashikohet ne Kodin e Procedures Penale referim per veprat penale qe kane te bejne per pjesemarrje ne veprime masive te dhunshme pushtimi i ndertesave qeveritare per te permbysur rendin kushtetues dhe thirrjeve publike per tubime te dhunshme parashikuar nga nenet 221 223 te Kodit Penal dhe a ka pasur reagim nga ky organizem apo nese i ka referuar prokurorise se shtetit informacione mbi referimin e veprave penale per vrasje me dashje vrasje me paramendim vrasje ne rrethana cilesuese vrasje ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme vrasje nga pakujdesia plagosje e rende e kryer me dashje apo plagosje nga pakujdesia. Ne do ti kerkojme dhe korrespondencen qe kane te bejne me shkresat ne funksion te zbulimit identifikimit neutralizimit dhe ndeshkimit te veprimit kriminal te dates 21 janar. Po ashtu do ti kerkojme SHISH-it mbledhjen e strukturave te tij per te analizuar dhe per te nxjerre konkluzione me synim ndryshimin rrenjesor te performances dhe marrjen e masave disiplinore dhe administrative qe japin garanci per ndonje mos perputhje ne te ardhshem. Informacioni do kerkohet brenda nje kohe te arsyeshme ne ditet ne vijim - sqaroi ligjvenesi demokrat. Ndersa Garda e Republikes duhet te informoje per zbulimin dhe identifikimin paraprak te kercenimeve dhe sinjaleve per organizimin e veprimit kriminal per permbysjen me dhune te rendit kushtetues. Halimi shtoi se Prokuroria e Pergjithshme duhet te informoje per gjithe veprimtarine e saj administrative per zbulimin identifikimit ndeshkimit te veprimit te organizuar kriminal por dhe per cdo urdher qe ka dhene me date 21 janar dhe pas kesaj date.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›