SHBA Berisha burre shteti Rama te rishikoje qendrimin

Ambasadori i SHBA-se pergezon Berishen per anulimin e tubimit. Arvizu Ishte nje vendim prej burri shteti gjeja e duhur
Shtetet e Bashkuara te Amerikes permes ambasadorit Alexander Arvizu shprehen dje shqetesimin qe kryetari i opozites Edi Rama refuzoi kerkesen e tyre per te anuluar demonstraten e se premtes. Diplomati Arvizu informoi dje mediat se ndihmessekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane Philip Gordon dhe ai vete i kishin kerkuar zotit Rama qe te hiqte dore nga demonstrimi i 28 janarit por ai po ben te kunderten gje per te cilen SHBA shpreh keqardhje. Perkundrejt ketij fakti Arvizu pergezoi dje vendimin e Kryeministrit per te anuluar manifestimin paqesor kunder dhunes te dites se shtune. Dje u ftova per dreke nga Kryeministri Berisha. Gjate bisedes sone per situaten aktuale i kerkova te merrte ne konsiderate anulimin e tubimit te Partise Demokratike te planifikuar per kete te shtune. I shpreha gjithashtu qe isha i shqetesuar per retoriken e ndezur politike nga te gjitha anet dhe kerkova qe ai te bente pjesen e tij per ta ulur ate. Dje ne mbremje z. Philip Gordon ndihmessekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane i telefonoi Kryeministrit per ti shprehur shqetesimet tona. Shtetet e Bashkuara pergezojne vendimin e Kryeministrit per ta anuluar tubimin. Ishte nje vendim prej burri shteti dhe gjeja e duhur. Para pak fola me Kryeministrin per tia shprehur kete - tha Arvizu. Me tej ambasadori amerikan theksoi kritikat ndaj kreut te selise roze i cili nuk terhiqet nga vendimi per te anuluar tubimin. Dje ne mbremje kalova thuajse 100 minuta me kryetarin e opozites. I shpreha pikepamjen qe dhuna e metejshme nuk do te ndihmoje Shqiperine per te luftuar korrupsionin apo per te cuar perpara aspiratat e popullit shqiptar. I kerkova z. Rama te merrte ne konsiderate anulimin e tubimit te opozites qe eshte planifikuar per te premten. Me vone ne mbremje z. Gordon i telefonoi kreut te opozites dhe folen per afro 30 minuta. Edhe z. Gordon theksoi shqetesimin e tij per potencialin per dhune dhe i kerkoi z. Rama te anulonte demonstraten. E gjej jashtezakonisht per te ardhur keq qe z. Rama eshte shprehur se ka ne plan ta kryeje tubimin diten e premte. E nxis me force qe ta rishikoje pozicionin e tij - theksoi Arvizu gjate konferences per shtyp. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk marrin anen e asnjeres pale. Ne jemi ne anen e popullit shqiptar. Mbeshtesim institucionet demokratike te Shqiperise. Nevojitet qe edhe udheheqesit politike shqiptare te bejne te njejten gje - theksoi ai. ambasadori amerikan theksoi gjithashtu se qe Shqiperia te funksionoje ne menyre te efektshme si demokraci eshte absolutisht e domosdoshme qe institucionet e pavarura sidomos ato te ngarkuara me mbrojtjen e te drejtave te qytetareve ruajtjen e sundimit te ligjit dhe kryerjen e drejtesise te lejohen te funksionojne pa nderhyrje apo kercenime nga cdo ane. Ndersa shprehu mbeshtetjen per nje hetim te plote ai theksoi se Shtetet e Bashkuara besojne se eshte me rendesi kritike qe te zhvillohet nje hetim i besueshem dhe i gjithanshem mbi ngjarjet e 21 janarit. Arvizu deklaroi me tej se SHBA i eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses se prokurores se Pergjithshme per ndihme teknike. I pyetur nese jane zgjidhje zgjedhjet e parakohshme ambasadori amerikan tha Kjo eshte dicka qe duhet ta vendosin palet. Diplomati amerikan ndersa vleresoi vendimin e Shqiperise per te cuar nje tjeter mision paqeruajtesish ne Afganistan theksoi se me kete ka te beje Shqiperia e vertete ndaj duhet te kalohen dhe diferencat e fundit politike.