E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA kundër zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri

I pyetur për këtë çështje, zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Tom Kantrimen e ka kundërshtuar këtë opsion, teksa ka kërkuar bashkëpunim dhe dialog midis klasës politike në Tiranë.

Pyetjes së bërë nga Zëri i Amerikës se: Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. A mendoi se ato janë një alternativë për zgjidhjen e problemeve?, Kantrimen ju përgjigj shkurt: Jo! Ai shtoi se nga ngjarjet e fundit askush nuk është i fituar në Shqipëri.

“Prandaj e thashë në fillim se ka vetëm të humbur, nuk ka fitues dhe se synimi nga njëra palë ose tjetra, për të gjetur fitore në një humbje të përgjithshme, të tërheq edhe më poshtë. Përsa i përket aftësisë së institucioneve, unë besoj se institucionet e pavarura në Shqipëri janë të afta të bëjnë hetime të besueshme. Por ajo që duhet është që udhëheqësit politikë të heqin dorë dhe të mos i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik. Kjo është një çështje ligjore, kjo ka të bëjë me atë se çfarë shteti dëshiron të jetë Shqipëria. Ky nuk është një mjet që një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, duhet të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe të lejojnë hetimet të vazhdojnë”, shtoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-27 10:06
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›