Rama kunder SHBA-se Te premten serish ne demonstrate

Kreu i PS-se Nuk anulojme demonstraten. Homazh per viktimat e 21 janarit
Kur pritej reagimi pozitiv i kreut te Partise Socialiste Edi Rama pas atij te Kryeministrit Berisha ndaj thirrjeve te nderkombetareve dhe vecanerisht SHBA-se per rikthimin e stabilitetit ne vend dhe ndalimin e tubimeve te programuara nga dy forcat kryesore politike ne te kundert ai deklaroi dje se opozita nuk ka ndermend te anuloje demonstraten e 28 janarit. Kreu i selise roze beri thirrje ndaj qytetareve per pjesemarrje ne kete demonstrate e cila sipas Rames nuk do te jete e dhunshme por ne qender te saj do te kete homazhin per viktimat e demonstrates se 21 janarit. I drejtoj nje apel qytetareve qe kush deshiron te respektoje viktimat e terrorizmit qeveritar me lulet dhe me heshtjen e dhimbjes eshte i ftuar te marre pjese ne homazhet e 28 janarit. Kush deshiron te lutet kunder barbarizmit eshte i ftuar te marre pjese ne homazhet e 28 janarit - tha Rama.
Perpos kesaj kreu i opozites deklaroi se sipas tij miqte nderkombetare kane bere apel per homazhe ne nder te viktimave por ne kundershtim me kete deklarate te tij ishte ajo e dhene dje e ambasadorit te SHBA-se i cili kerkoi me ngulm ndalimin e tubimeve. Te gjithe miqte dhe partneret nderkombetare kane nje apel per qytetaret shqiptare. Kush deshiron ti nderoje tre viktimat me lule e qirinj ne duar eshte i ftuar te marre pjese ne homazhet e 28 janarit. Kush do te lutet me qirinj shprese per keto viktima eshte i ftuar te marre pjese - u shpreh Rama. Kreu i opozites ashtu si edhe ne rastin e pare theksoi se protesta nuk do te kete asnje lidhje me aktet e dhunes dhe u beri thirrje atyre qe jane te prire pas ketyre akteve qe te distancohen nga manifestimi. Gjithashtu Rama shtoi se opozita e bashkuar do te vazhdoje luften e saj per kthimin e vendit ne nje demokraci funksionale dhe clirimin e shtetit sipas tij nga uzurpatoret. Rezistenca jone mund te mallkohet apo refuzohet por nuk mund te thyhet sepse vjen nga realiteti i nje Shqiperie te marre peng. Ne duam qe te ndertohet nje shtet per qytetaret dhe te mbaroje kapitulli i nje shteti te marre nga pushtetaret - deklaroi Rama. Keto dite te gjithe ambasadoret e vendeve evropiane ashtu edhe ai i SHBA-ve ne takimet qe kane zhvilluar me perfaqesuesit e institucioneve me te larta si me Presidentin e vendit Topi Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozites Rama kane bere thirrje per rikthim te stabilitetit ne vend dhe ndalim te tubimeve te parashikuara nga te dyja forcat kryesore. Dje Kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise deklaroi se do te anulonte tubimin e tij paqesor te parashikuar me date 29 janar. Ne te kundert kreu socialist Rama ritheksoi edhe nje here perpara medieve daljen ne demonstrate ne date 28 janar.