E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Atifete Jahjaga, kandidatja për presidente

PRISHTINE- Atifete Jahjaga eshte kandidatja për presidente e Kosovës. Kandidatura e saj eshte prezantuar pas arritjes se marreveshjes per tejkalimin e krizes, mes kryetarit te PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isa Mustafa, ish kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.

Ne nominojmë Atifete Jahjagën kandidate për presidente të Kosovës. Pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e zgjedhjeve presidenciale, në mënyrë që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Komisioni duhet ta përfundojë punën nga 6 9 muaj. Zgjedhjet do të mbahen jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit nga populli, tha Thaçi.
Sipas këtij memorandumi do të formohet edhe komisionin përkatës për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe që zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale të mbahen në vitin 2013.

Duke iu drejtuar gazetarëve dhe qytetarëve të Kosovës, Hashim Thaçi tha se liderët e tri partive kanë arritur marrëveshje për, siç tha ai, Kosovën e reformave.

Ajo që dje dukej e paarritshme u arrit dhe kjo falë tejkalimit të interesave partiake në favor të interesave të vendit, tha Thaçi.
Pacolli tha se ishte president i Kosovës për 35 ditë, e filloi punën mirë, por pastaj erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuse, të cilin e ka pranuar dhe është tërhequr nga posti i presidentit.
Me ndihmë e mikut të madh të Kosovës, ambasadorit Dell, kemi arritur që në tryezë ti ulim liderët e dy partive më të mëdha, gjë që e konsideroj sukses të madh, tha Pacolli.
Ai njoftoi se është tërhequr nga kandidimi i tashëm për president dhe se në këtë drejtim nuk ka pasur asnjë presion nga kushdo qoftë. Pastaj shtoi se këtë tërheqje nuk e konsideron si humbje, por se këtë e ka bërë në interes të qytetarëve të Kosovës, për të mos e çuar vendin në zgjedhje të reja të parakohshme. Pacolli njoftoi se qeveria e zgjedhur do të mbetet dhe madje edhe do të forcohet më tutje.

Sipas këtij memorandumi do të formohet edhe komisionin përkatës për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe që zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale të mbahen në vitin 2013.
Isa Mustafa falënderoi Pacollin, ambasadorin Dell dhe Thaçin për gatishmërinë për të arritur marrëveshje.
Ai tha se kjo është një marrëveshje e rëndësishme për reformën e sistemit zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›