E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: Nuk e pranojmë rezultatin për Bashkinë e Kuçovës, do ta kundërshtojmë deri në fund

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, nuk do ta pranojë rezultatin e garës për Bashkinë e Kuçovës. Këtë qëndrin Meta e shprehu gjatë një takimi me kryetaren e PL-së në Kuçovë, Erisilda Hoxha.

Sipas tij, qytetarët e Kuçovës, kanë zgjedhur Lefter Maliqin si kryebashkiak.

“Mirënjohje pakufi për Erisilda Hoxhën, kryetaren e Partisë së Lirisë në Kuçovë dhe gjithë ekipin e mrekullueshëm mbarëopozitar, që fituan zemrat e shumicës të qytetarëve të Kuçovës, të cilët zgjodhën Lefter Maliqin Kryebashkiak. As dhuna policore, as krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe ditën e votimeve nuk i zmbrapsën në betejën për Ndryshim. Masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund dhe kurrë nuk do ta pranojmë. Gjurmët e krimeve zgjedhore janë të mirëdokumentuara dhe nuk do të anashkalohen kurrë”- shkruan Meta në rrjetin e tij social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›