Seanca për qeverinë e Konjufcës, Osmani: Shpresoja që të mos mbahej në ditën e fundit të afatit

Ndërsa në datën 19 nëntor përfundon afati prej 15 ditësh që Glauk Konjufca ka në dispozicion për t’i propozuar kuvendit përbërjen e qeverisë së re të Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh këtë të hënë për mediat se kishte shpresuar që seance përkatëse në kuvend të mbahej më herët.
“Ftesa si seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve dhe jam e bindur që ajo do të ftohet me kohë, në mënyrë që të respektohen afatet kushtetuese për formimin e qeverisë, kurse, në anën tjetër unë nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit, me rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati dhe pastaj është në duart e deputetëve, partive politike se çfarë diskutojnë mes vete, këto janë procese që nuk kam ndërhyrë më parë dhe nuk mund të ndërhyjë as tash. 25:09 Kam pasur shpresë që do të ftohet më herët bazuar në bisedat që kemi pasur”, tha Osmani.
Pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvdoesje, që në zgjedhjet e nëntë shkurtit doli forcë e parë, nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme në parlament për qeverinë e tij të re, Osmani mandatoi në datën katër nëntor Glauk Konjufcën po nga LVV për formimin e ekzekutivit të ri. Nëse deri në datën 19 nëntor, Konjufca nuk arrin të kalojë në parlament përbërjen e kabinetit të tij, gjasat janë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
/rtsh.al/