E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin për pensionet e minatorëve

TIRANË - Komisioni i Ekonomisë ka kaluar sot projektligjin për uljen e moshës së minatorëve. Në bazë të ligjit të ri minatorët dalin në pension në moshën 60 vjeçare, por zbatimi i tij fillon në vitin 2013, ç'ka do të thotë se shumë prej tyre rrezikojnë të mos i gëzohen ligjit të ri.

Një kusht tjetër i ligjit është që personi që përfiton këtë pension të ketë punuar 30 vjet, prej të cilave 15 vite nën tokë. Sipas shpjegimeve të ekspertes së ISSH-së, kostoja e këtij ndryshimi është në shumën e 300 milionë lekëve në vit.

Janë 3 mijë persona që përfitojnë nga ky ligj. Pas shumë protestash, qeveria vendosi të ulë moshën e pensionit për minatorët por jo në masën që ata kanë kërkuar. Sipas shoqatës, minatorët duhet të dalin në pension në moshën 50 vjeçare.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›