E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultati përfundimtar, Rama fiton me mbi 90% të votave

Kryetari i komisionit të zgjedhjeve në këtë parti Genc Gjonçaj bëri të ditur rezultatet para pak momentesh, duke theksuar se Rama ka marrë 93.3% të votave, ose 51.519 vota ndërsa kandidati tjetër Maqo Lakrori ka marrë 6.7% të votave. Gjonçaj tha se procesi ishte tërësisht transparent.

 “Në përfundim të këtij procesi dhe administrimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, bazuar në nenin 37, pika 2 të Kodit të Zgjedhjeve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë Socialiste vendosi të shpallë fitues për Kryetar të Partisë Socialiste Edi Kristaq Rama”, tha Gjonçaj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›