Arrestohen vëllezërit, akuzohen për vrasjen e shoferit ditën e zgjedhjeve
DURRËS- Policia ka arrestuar dy vëllezër të cilët akuzohen për vrasjen e shtetasit Dritan Neza. Ngjarja ka ndodhur ditën e zgjedhjeve në stacionin e autobusëve të qytetit të Durrësit, kur Neza u qëllua për vdekje me thikë.
Për këtë ngjarje, policia akuzon Romeo dhe Emiljan Braka nga Fieri, që pas një vëzhgimi janë prangosur mbrëmë. Fillimisht është menduar se vrasja ishte incident i rendë zgjedhor, por me vone u mësua se behet fjalë për një konflikt te lindur mes vellezërve dhe viktimës.
Tre muaj pas vrasjes, forcat e policisë së Durrësit kanë mundësuar kapjen dhe ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për dy persona të dyshuar si autorë të vrasjeve me thikë ndaj një personi ditën e zgjedhjeve, më 28 qershor në qytetin e Durrësit. Për këta dy persona, prokuroria e Durrësit ka dërguar urdhrat e ndalimit për veprat penale të "Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim".
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e 28 qershorit në vendin e quajtur "Sheshi Pranvera " Durrës", rajon nga ku bëhet nisja e furgonëve për në Tiranë dhe pas një grindje për motive të dobëta është goditur me thike në pjesën e kraharorit shtetasi Dritan Neza, 35 vjeç me pune shofer privat furgoni. Si pasoje e plagës së marrë ai vdiq në spitalin rajonal të qytetit disa minuta pas plagosjes.