E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomise miratoi projektligjin per deklarimin e te ardhurave

Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projektligjin për deklarimin e të ardhurave. Gjatë seancës së sotme në këtë komision opozita dhe mazhoranca ishin të ndarë në diskutimet e tyre mbi këtë projektligj, i cili u miratu në fund vetëm me votat e mazhorancës, pasi anëtarët e opozitës parlamentare abstenuan. Deputeti socialist, njëherësh përfaqësuesi i opozitës në këtë komision, Arben Ahmetaj shprehu shqetësimin e PS-së, sipas të cilit, në këtë projektligj nuk janë reflektuar propozimet e tyre. Për këtë arsye, Ahmetaj propozoi që një një ligj i tillë të shtyhet deri në 2014-2015.
“Në këtë pr/ligj nuk janë reflektuar propozimet tona. Administrata tatimore nuk ka kapacitete për përpunimin e të dhënave të deklarimit të të ardhurave. Projektligji të shtyhet deri në 2014-2015“, vuri në dukje Ahmetaj.
Ndërkohë që zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj në sqarimin e tij veçoi faktin se sipas këtij ligji do të deklarojnë të ardhurat ata persona që realizojnë 2 mln lekë (të reja) në vit.
Sipas tij, se në bazë të ligjit do të përpunohen 100 mijë deklarime, ndërsa shtoi se “administrata tatimore ka kapacitetet e duhura për përpunimin e këtyre të dhënave”.
Gjithashtu, në vlerësimin e Rushaj, deri në fund të muajit shtator duhet të përfundojnë deklarimet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›