Bode: Kodi i ri doganor, gur themeli për shkëmbimet tregëtare
Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar sot se kodi i ri doganor ka bërë të mundur harmonizimin e procedurave doganore me ato të Bashkimit Europian. Në një takim me rastin e përmbylles së kodit të ri doganor, Bode ka theksuar se ky kod përbën një gur themeli për zhvillimin e marrëdhënieve tregëtare mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së.
Sipas Bodes, kodi i ri doganor gjtihashtu garanton një nivel të lartë sigurie për t`iu përgjigjur sa më mirë kërkesave dhe sfidave që do të përballet vendi ynë në të ardhmen, lehtësim të procedurave të zhdoganimit dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit do të bëjë të mundur zvogëlimin e burokracisë.
Ministri Bode gjithashtu e ka cilësuar si të suksesshëm këtë projekt duke shtuar se kodi i ri do të bëjë të mundur edhe rritjen e kapaciteteve të adminsitratës doganore dhe përballjen e saj me sfidat.