E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomise miraton fondin per rrugen Tirane-Elbasan

Rruga Tiranë-Elbasan do të kushtojë 25 për qind më pak ose 80 milionë dollarë më pak, se vlera e parashikuar në fillim të projektit. Aktualisht rruga ka një kosto totale prej 320 milionë dollarë, duke përfshirë edhe kostot shtesë të auditimit, supervizimit dhe hartimit të projekteve. E zhveshur nga këto të fundit ajo kushton 290 milionë dollarë. Një fakt i tillë u bë publik në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua marrëveshja e radhës për kredinë prej 50 milionë dollarësh nga Fondi i ABU Dhabit, që do të financojë në vijim rrugën.
Marrëveshja u votua me konsensus të plotë nga palët politikë, por nuk kaloi pa diskutime. Deputetët e opozitës hodhën dyshime mbi uljen e kostos së rrugës gjatë tenderimit, duke e krahasuar me rrugën Durrës-Kukës, e cila kushtoi disa herë më tepër.
Kryetari i KOmisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho sqaroi se ulja e kostos së rrugës ka ardhur për dy arsye, që janë publicitetit i bërë si dhe kriza në rajon që çoi firmat të pranonin oferat me vlera të ulëta. Sipas tij, tuneli do të hapet në ditën që shënon 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan po kryehn nga një kompani e njohur dhe me përvojë botërore

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›