E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Te sjellim me prane Tirane e Zagrebin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim të veçantë, Presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipovic. Zoti Basha nënvizoi se vizita e Presidentit Josipovic është e para e një presidenti në Bashkinë e Tiranës, që pas marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë. Kjo vizitë, e cila vjen në një moment të rëndësishëm për Kroacinë, është një inkurajim i madh edhe për Shqipërinë, në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Presidenti kroat Josipovic, duke uruar që rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE, të jetë më e shkurtër se e Kroacisë nënvizoi se statuti i vendit kandidat, do të jetë dhurata më e mirë që mund të marrë Shqipëria, në 100 vjetorin e Pavarësisë. Zoti Basha e njohu Presidentin me nismën e tij, për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me bashki të vendeve të rajonit të BE-së, por edhe më gjerë. Në këtë kuadër, zoti Basha tha se administrata e drejtuar prej tij është e angazhuar, për të ndërmarrë nismat dhe hapat e nevojshëm, për të sjellë më pranë Tiranën me Zagrebin dhe biznesmenët e dy qyteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›