E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton pr/ligjin për amnistinë

TIRANE- Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot pa votat e opozites projektligjin Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor.

Fillimisht komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë si palë e interesuar në lidhje me projektligjin.

Komisioni u njoh me qëndrimin dhe sugjerimet e Dhomës së Tregtisë, që u paraqitën nga kreu i këtij institucioni Nikolin Jaka.

Më pas, komisioni vijoi punën me shqyrtimin dhe miratimin në parim dhe nen për nen projektligjin në fjalë.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e kaluan edhe në tërësi projektligjin dhe u shprehën dakord për kalimin e tij në seancë plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›