E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne njesine 9 Te vazhdojme projektin e Tiranes evropiane

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka vijuar takimet e tij me qytetaret ne njesine numer 9-te ne Tirane ku ka theksuar vendosmerine e tij per te vazhduar ndertimin e projektit te Tiranes evropiane.

Ne 8 maj jepni voten qe te vazhdojme te bejme rruge qe te vazhdojme te veme drita qe te vazhdojme te mbjellim peme. Ti largojme keta qe te hapim luften me papunesine. Te hapim luften me varferine. Te hapim luften me kusarine. Keto duhen larguar.

Gjate bashkebisedimit qytetaret i shprehen atij shqetesimin e tyre per cmimet e larta pensione e paga te uleta dhe per fuqi blerese ne renie.

Rama i ftoi qytetaret e njesise 9-te qe te votojne Partine Socialiste ne menyre qe keshillin bashkiak te mos e kontrolloje me Saliu dhe te mos e bllokoje me Iliri per interesat e depozites dhe te pozites



Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama ne fushaten e tij ne kerkim te mandatit te katert ne krye te kesaj bashkie nje dite me pare eshte ndalur ne njesine nr.3 ku tha se Tirana dhe e gjithe Shqiperia duhet shpetuar nga Saliu ndaj me 8 maj i duhet thene Kurre me.

Gjate bashkebisedimit te tij me qytetaret e kesaj zone Rama tha se vota e 8 majit do te jete nje vote per vetveten.

Voten nuk do ma jepni mua do ia jepni vetes suaj. Vota per veten tuaj eshte vota per PS. PS eshte e vetmja rruge. Rruga tjeter eshte rruga e vrasjeve e grabitjeve e rrenave. Tirana nuk e pranon kete rruge. E rendesishme eshte te fitojne qytetaret. Te fitojne njerezit qe kane hall e nje mije e nje probleme te dalin nga varferia e papunesia- tha Rama

Sipas tij 8 maji eshte nje dite ne te cilin qytetaret duhet tI kerkojne llogari me vote Berishes per ujin dritat pensionet ilacet vrasjet vjedhjet e per rrenat.

Gjate bisedes me banoret e kesaj njesie Rama ka shkembyer me ta nje batute per kreun e LSI-se Ilir Meta ku u shpreh Tha njeri nje te bukur na ka gjetur hall se Iliri nuk eshte as pozita as opozita por eshte depozita. Keshtu qe duhet ta mbyllim depoziten. E keni vete ne dore- tha ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›