E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti për zgjedhjet, BalkanInsight: ODIHR nën presion

Vëzhguesit e ODIHR në konferencë për shtyp

OSBE dhe ODIHR nën presion për hartimin e një raporti pozotiv për zgjedhjet vendore të 8 majit në vendin tonë.

Me këtë titull agjensia BalkanInsight duke cituar një vëzhgues të ODIHR-it, duke i respektuar anonomatin shkruan sot se presioni ka ardhur nga dy diplomatë perëndimorë të akredituar në Tiranë.

Ata nuk duan që ne të raportojmë cfarë shikojmë- ka thënë zyrtari i OSBE-së dhe ODIHR-it, duke shtuar se një këshillë e tillë nuk do të merret parasysh.

Agjencia shkruan më tej se ky presion nga ambasadorët për të ëmbëlsuar atë që do të shkruhet në raport, është argumentuar nga ata si i nevojshëm, me qëllim për të siguruar stabilitetin e vendit.

Sipas vëzhguesit anonim, diplomatët perëndimorë në Tiranë besojnë se raporti i ODIHR-it për zgjedhjet e 2009-ës ishte shumë negativ, duke i dhënë mundësi opozitës socialiste të drejtën për të kontestuar rezultatet e zgjedhjeve.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne http://www.balkaninsight.com/en/article/osce-under-pressure-for-positive-albania-election-report

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›